Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit për shkak të “rrezikut nga ndërhyrja ushtarake”

Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kërcënim të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre.

Sipas Flightradar24, që monitoron të dhënat e fluturimeve, aktualisht nuk ka asnjë avion në qiellin e Nigerit.

Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, më herët kishte paralajmëruar se do të përdorë forcën nëse presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin deri në orët e para të së hënës.

Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin.

Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Abdourahmane Tchiani, që është komandant i gardës presidenciale, e shpalli veten lider të ri të shtetit.

Puçi ushtarak u dënua nga faktori ndërkombëtar, përfshirë edhe nga ish-fuqia koloniale, Franca, dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, shkruan REL.

Në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar të dielën, përfaqësuesi i juntës tha se ushtria e Nigerit kishte informacione se një “fuqi e huaj” po përgatitej të sulmonte shtetin.

 

Tags: