Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Juristi tregon se ҫfarë duhet bërë Kurti tani me Asociacionin: Ta sjellë në Kuvend e më pas në Kushtetuese

Profesori i juridikut Blerim Burjani në një prononcim të tij për ‘Bota sot’, ka komentuar debatin e fundit në Kuvend, lidhur me Asociacionin.

Profesor Burjani thotë se debati ishte abstrakt, nuk kishte përmbajtjen e draft statutit.

Image
Blerim Burjani

“Debati ishtë abstrakt, bëhej pa ditë se ҫfarë përmbante draft statuti, pra nuk kishte përmbajtje për të, debati më tepër ngjasonte në fjalë boshe dhe akuza dhe kundërakuza, disi dukej i panevojshëm, pra për të debatuar duhet ditur për ҫka.  Për një asociacion fantom pa fizionomi të shkruar, pra fantom”, thekson Burjani.

Ai thotë se Kurti duhet ta sjellë draftin në Kuvend e pastaj në Gjykatën Kushtetuese.

“Kurti duhet të sjellë draftin në Kuvend, për të aprovuar një draft, që pastaj duhet dërguar në Gjykatë Kushtetuese”, nënvizoi ai për ‘Bota sot’.