Analisti Sadri Rambaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se në Ballkan ka nisur krijimi i botës serbe, ndërsa shtoi se lëvizjet që pritet të ndodhin do zgjojnë nga “ëndrra e paqes”, Shkupin dhe Tiranën.
“Serbia është një fenomen, në momentet më kritike Serbia është e gatshme që të lëvizë andej nga nuk pritet. Më 17 shkurt, ish-shefi i BIA-s dha një intervistë karakteristike në dy media serbe dhe paralajmëroi shumë qartë që procesi i krijimit të botës serbe, ka filluar dhe tashmë nuk e ndal dot askush.
Ai paralajmëroi ecjen tutje në shuarjen e Bosnjës dhe rikonfirmin e hartës politike në Evropën juglindore gradualisht mund të ndodh dhe të gjejë në gjumë edhe Ali Ahmetin në Shkup edhe Edi Ramën në Tiranë, që kur të zgjohen në mëngjes të kuptojnë që kanë qenë në ëndërr ndërsa mendonin realizimin e paqes në Ballkan”,-tha Ramabaja.