Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë kopjo si mami vet”/ Fermerët e pyesin për marrëdhënien me djalin e Albanit, si dhe nuk ngurojnë ta ngacmojnë nëse do të dëshironte të kishte edhe një vajzë? Përgjigja e Çiljetës rrëmben zemrat e publikut

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka rrëmbyer zemrat e publikut me qëndrimin e saj në “Ferma Vip”. Ajo rrefeu se përtej një vajze provokuese e tejet sexy di të jetë nië grua shembullore. Fermerja treguar se ka plane për zgjerimin e familjes me portierin Alban Hoxha. Ajo shprehu deshiren te kete nje vajze e cila të jetë një urë lidhëse mes djalit të saj, Fernando dhe të Albanit, Bekon. Gjithashtu, këngëtarja tha se do të birësojë fëmijë dhe se kjo është dëshira e saj më e madhe.

“Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që dashuron, do ia duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe kam për ta bërë në një ardhme dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën Zoti risk. Kur u bë lufta në Palestinë, doja të birësoja një djalë, por nuk e lejonin. Ika deri në Egjipt ta merrja, iu luta Albanit. Do e birësoj nëse nuk bëjmë një fëmijë bashkë të dy. Ta bëj një gocë tani, aman se u çmenda kam vetëm çuna në shtëpi. E dua një gocë, e dua për çunat sepse është urë lidhëse për ta. Fernando është edhe fanatik”, rrëfeu Çiljeta në Ferma Vip. Ajo foli edhe per marrëdhënien me djalin e Alban Hoxhës, duke treguar se Beko është kopje e nënës së tij të ndjerë.

“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë, i qeshin sytë. Beko ka qenë 1.6 vjeç, Fernando ishte 3-vjeç. Në fillim nuk takoheshin siç bëjnë tani, se janë në një shtëpi. Ia kam injektuar edhe unë që jeni vëllezër. Është situatë pak delikate. Kalojnë mirë, por zihen pak. Beko ta mban nje cike inatin, ndërsa Fernando të hidhet në qafë direkt. Bejko është super inteligjent, edhe Fernandos nuk i shpëton gjë, të kap në ajër”, u shpreh Çiljeta.