Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ka të pavërteta tek akuzat”/ Avokati i Berishës: SPAK të thërrasë edhe Edi Ramën

Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është shprehur se në hartimin e akuzave ndaj ish kryeministrit ka të pavërteta, pasi thuhet se kthimi në truall ndërtimi i kompleksit Partizani është shkleje e ligjit dhe për privatizimin e tij ka hedhur firmën edhe kryeministrin Edi Rama asokohe kryetar Bashkie.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Gjokutaj u shpreh se si rrjedhojë Rama duhet të thirret nga SPAK për këtë çështje pasi ka hedhur firmën ndërsa thekson se ish kryeministri Berisha nuk ka asnjë firmë.

“Aty ka një të pavërtetë kthimi në truall ndërtimi është shkelje e ligjit. Ta thërras dhe Edi Ramën, si është korrupsion i Berishës me firmat e Ramës në atë kohë kryetar i bashkisë.

Thotë është e paligjshme po se kush e ka bërë këtë paligjshmëri.

Është vendim kolegjial. Ja çfarë servir kjo prokurori. Kjo shmang dhe parlamentin. Procesi i rregullt ligjor është e vetmja garanci.Nuk ka asnjë firmë Berisha”, tha Gjokutaj.