Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kabashi – Ramaj: Qeveria e ka pozicionu Kosovën në pozitë të pafavorshme kundrejtë Serbisë

 
   

Koordinatorja për Siguri dhe Mbrojtje në Partinë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi Ramaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për sa i përket aleancës me partnerët ndërkombëtarë e në veçanti në çështjen e dialogut.

Kabashi – Rama vlerësoi se qeverisja aktuale me mënyrën se si i ka trajtu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët ndërkombëtarë, për herë të parë e ka pozicionu Kosovën në në pozitë të pafavorshme kundrejtë shtetit të Serbisë.

“Në të kaluarënm ne kemi qenë në një, që po them s’ka qenë dëshirueshëm i shpejtë ka qenë më i ngadalshëm se që ne kemi dashtë, por megjithatë ka qenë një proces ku në proces e sipër është paramendu edhe njohja e ndërsjellë. Ndërsa në situatën aktuale në të cilën jemi hapat që i ka ndërmarrë Qeveria në dy tri vitet e fundit, po mënyra se si e ka trajtu marrëdhënien me SHBA-në dhe me aleatë Qeveria aktuale e ka pozicionu për herë të parë në historinë e vendit tonë të ri e ka pozicionu Kosovën në pozitë të pafavorshme kundrejtë Serbisë. Në mënyrë jo fer mirëpo e ka pozicionu ashtu sepse nuk ka ditë të mendojë dhe të veprojë strategjikishtqë Kosova ta mbajë prap atë pozicionin e epërsinë që e ka pasë gjithmonë në tryezën negociatore, dhe të mos ketë luhajte apo tërheqje komplet të qëndrimeve paraprake që kanë qenë për njohjen e ndërsjellë tani ajo as nuk përmendet”, tha ajo.

Derisa sipas Kabashi – Ramës, është sjellje “fëminorë” që kryeministri i një vendi, duke iu referuar Kurtit, të thotë se nuk kemi nevojë për këshillën e partnerit më të rëndësishëm  e strategjik të vendit, pra SHBA-në.

“Është infantile që kryeministri i një vendi është fëminore që kryeministri i një vendi me thënë që nuk kemi nevojë me ndëgu këshillën e partnerit tonë më të rëndësishëm strategjik i cili në fakt e ka ndihmu dhe ka qenë shtytësi kryesor i pavarësisë së vendit mbrojtjes së vendit”, shtoi ajo.