Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kadriaj: AAK befasi në këto zgjedhje, Kurtin shkon në opozitë

 
   

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se Qeveria Kurti as në ëndërr nuk do të mundet ta shoh rezultatin që ka pasur në zgjedhje të kaluara e le të mendojë për një rezultat më të madhe.

Kadriaj tha se pas 9 shkurtit pret që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij të shkojnë në opozitë.

Tutje, ajo tha se partia e saj është shumë mirë në sondazhe dhe do të jetë befasi në këto zgjedhje.

“Pas datës 9 shkurt presim që Albin Kurti me shku në opozitë… Ne jemi shumë mirë me sondazhe, po punojmë. Një herë populli ka gabu dhe ia ka dhënë një verdikt të tillë një Qeverie me 51 për qind, as në ëndërr Kurti as LVV nuk munden më pa këtë rezultatin që e ka pasur e le me mëndu për një rezultat më të madhe. Ne do të jemi befasi do të kemi një rezultat shumë të mirë, kemi bërë koalicione shumë të mira”, ka thënë ajo.