Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kadrijaj: Diaspora po investon më shumë në patundshmëri

 
   

Mustafë Kadrijaj, thotë se e vetmja e hyrë deri më tani janë remitencat, por që ato përplasen tek pjesa e investimeve të drejtëpërdrejta tek bizneset.

“Diaspora deri më sot e ka luajtur rolin e vet vendimtar tek pjesa e të hyrave monetare në shtetin e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasyshë që Kosova raportin eksport-import e ka jashtëzakonisht të ulët, jo të favorshëm për faktin që importi është i lartë dhe në momentin që kemi import ana financiare del jashtë vendit. Pra e vetmja e hyrë e mundshme dhe deri më tani po mbesin remitencat e bashkëatdhetarëve qe është e mirëseardhur dhe e mirëpritur por që për fat jo të mirë përplasen tek pjesa e investimeve të drejtëpërdrejta tek bizneset”, tha ai.

Sipas Kadrijajt shteti nuk ka bërë mjaftueshëm në raport me diasporën dhe se kjo e fundit po investon vetëm në patundshmëri dhe gastronomi.

“Ende dmth nuk ka diçka të tillë për faktin që organet shtetërore në Kosovë nuk kanë bërë mjaftueshëm që të krijohet një bindje, një besueshmëri tek diaspora që të investohet diçka e tillë por e vetmja gjë çka investohet në Kosovë nga ana e tyre janë pjesa e patundshmërisë, banesa apo shtëpi por edhe edhe ato se çka harxhon diaspora në sezona të caktuara por pjesa e ahengjeve, e shpenzimeve ditore pra ndikimi I diasporës tek sektorët më vendimtar është tek pjesa e sektorit të ndërtimit, dhe njëherit qendrat tregtare si dhe tek gastronomia. Pra këta janë faktorët ekonomik të cilët diaspora deri më tani ka pasur ndikim vendimtar duke mos i anashkaluar edhe sektorët e tjerë”, deklaroi ai.

Ekonomisti thotë se shteti duhet të krijoj një raport me diasporën, që dërgesat e tyre të kthehen në një investim që ndikon direkt në punësim të qytetarëve të Kosovës.

“Krejt çka duhet të bëjë shteti është që këtë fuqi të lartë monetare, dhe në fakt ky trend i rritjes së remitencave, është që t’i krijohej një favor në raport me diasporën, që këta të fundit duhet të mendojë që ato kursimet e tyre t’i kthej në një investim të mundshëm e cila do të ndikonte në punësim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës”, tha Kadrijaj.