Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kadrijaj kërkon nga SHBA-të që të hetojnë Kurtin: U shërben agjendave armiqësore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka dyshime që kryeministri Albin Kurti u shërben “agjendave armiqësore”, teksa ka kërkuar nga SHBA-ja që të hetojë Kurtin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kadrijaj, ka shtruar disa pyetje të cilat ka kërkuar që të hetohen.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?” – ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!

A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?

Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës.

Hetim, përgjegjësi, drejtësi!