Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kadrijaj: Qeveria nuk ka realizuar asnjë premtim për rritjen ekonomike

 
   

Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë situatën ekonomike në vend e ka vlerësuar si jo të mirë.

Krejt kjo si pasojë e qeverisjes së keqe të Kurtit, thotë Kadrijaj.

Ai deklaroi se me këtë qeverisje po dëmtohet qytetari, duke mos realizuar asnjë premtim.

“Kjo qeveri është për të ardhur keq dhe qesharake kjo e fundit po na dëmton më shumë neve si qytetar sepse qeveria dëshiron që ne ti paraqesim të arriturat ekonomike por nëse flasim për premtimet e Kurtit nuk i ka realizuar as 70-80%”, theksoi Kadrijaj.

Kadrijaj ka kërkuar nga kryeministri aktual të kërkojë falje për mos realizimin e premtimeve të dhënë.

“Asnjë investim nuk ka deri sot dhe kur nuk ka investim nuk ke të arritura ekonomike me cilën logjik mund të kesh të arritura. Kemi rritje të inflacionit të mirëqenies ekonomike , largim nga qytetarët si asnjëherë më parë për çdo temë mund të manipulojnë për ekonomi jo se gjendja është e rënduar. Kurti duhet të kërkojë falje për premtimet e parealizuara”, potencoi ai.