
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë që nëse luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pranojnë mënyrën se si shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila ka folur për ta në incizimet e bisedës së saj me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic, atëherë duhet ta bartin përçmimin që ai thotë t’u jetë bërë atyre nga Kusari-Lila.
Ai u është referuar incizimeve të bisedës midis Kusari-Lilës dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simic.
“Nëse sheshet e Prishtines nuk mbushen me luftëtarë të UÇK-se, atëherë e bajshin me shnet përçmimin e Mimoza Kusarit”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.