Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Vjosa Osmani aktualisht është duke udhëtuar me aeroplan drejt Stambollit.
Kajtazi, në një shkrim në rrjetet sociale, tha se ka informata për udhëtimin e presidentes së Republikës drejt Turqisë.
Ai tha se ndonëse presidentja e shtetit më të varfër në Evropë, Osmani po udhëton me ‘bussines class’, një klasë më e lartë sesa klasa ekonomike e udhëtimeve me aeroplan.
“Presidentja e shtetit më të varfër në Evropë, Vjosa Osmani, vetë e katërta momemtalisht po udhëton me biznes class drejt Stambollit.
Respekt për presidenten!”, shkroi ai.