Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas mbylljes së seancës n kohë rekord, ku u votua ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.
“Nëse flasim për parlamentin e kapur dhe shkeljen e procedurës, ky është shembulli më i mirë.
Kam kohë që përpiqem që betejën ta bëjmë në institucione, por në kushte kur dhe deputetë të PS, vota e tyre nuk ka vlerë…. me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura”, tha ajo.