
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë me dije se që nga 1 shtatori lejohet kalimi nëpër shtetin austriak me patentë shoferë të Kosovës.
Përmes një njoftimi bëhet e ditur se nga ky lehtësim përfitojnë këto kategori:
Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë,
Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit,
Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.
Ndërsa ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.