Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kallas do të takohet me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të dielën

Këshilli i Punëve të Jashtme do të mblidhet më 14 prill në shtetin e Luksemburgut, dhe do të kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Kallas do të mbajë edhe një drekë pune paraprakisht me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Më 13 prill, Përfaqësuesja e Lartë do të organizojë një darkë jozyrtare me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Këshilli i Punëve të Jashtme më 14 prill do të pasohet nga Dialogu i parë i Nivelit të Lartë BE-Autoriteti Palestinez”, thuhej në njoftimin në faqen e tyre zyrtare.

Pjesë e diskutimeve të Këshillit, ku marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të BE-së, është edhe diskutimi mbi luftën në Ukrainë, dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Kaja Kallas këtë javë ishte në një turne rajonal, ku mes vendesh tjera të Ballkanit,vizitoi edhe Shqipërinë, ku foli për mbështetjen e saj për vendin në rrugën për t’u bërë pjesë e BE-së.