Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kallëzim penal ndaj Kryeprokurorit, prokurorit dhe…”, Gazmend Halilaj vjen me njoftimin e fundit – paralajmëron këtë gjë!

 
   

Avokati Gazmend Halilaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ngritur kallëzim penal ndaj Kryeprokurorit, prokurorit dhe shumë zyrtarëve me ndikim.

Këtë gjë e ka bërë për shkak të dyshimit për fshehjen dhe manipulimin në hetimin e rastit vrasje e rëndë.

Halilaj tha se nuk i interesojnë pasojat eventuale, derisa shtoi se rruga e tij është njëkahshe, e pakthyeshme, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur miq: siç i’u pata premtuar ditë herët, kemi ngritur kallëzim penal ndaj kryeprokurorit, prokurorit dhe shumë zyrtarëve me ndikim, nën dyshimin për fshehjen dhe manipulimin në hetimin e rastit ..Vrasje e rëndë..

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, ka pranuar kallëzimin tonë dhe në kuadër të kompetencës ka ndërmarrë veprimet operative.

Nuk më interesojnë pasojat eventuale.

Mjerë ata që: në ç’farëdo mënyre janë të përfshirë në fshehjen apo manipulimin e këtij rasti.

Miq, rruga ime në këtë drejtim është ….njëkahëshe…..