Nga sa mësohet dy përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë hyrë brenda oborrit të vilës dhe janë duke kryer procedurën e sekuestrimit
Përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë mbërritur në vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalzit për të vendosur sekuestron preventive edhe ndaj kësaj prone.Bëhet me dije nga burimet për media se Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë.
Nga sa mësohet dy përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë hyrë brenda oborrit të vilës dhe janë duke kryer procedurën e sekuestrimit. Gjithashtu edhe pasuri të tjera të Malltezit janë vendosur ditën e sotme në sekuestro preventive.
Mëngjesin e kësaj të hëne oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros preventive për 25 pasuri të Malltezit.
Fillimisht ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestruar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve, 16 apartamente.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.