Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Kam abortuar një fëmijë! Kur i dëgjova rrahjet e zemrës jam thyer”/ Roza Lati rrëfen mes lotësh: Po ta dinte mami do më… Çfarë i tha babai i foshnjës?

Moderatorja Roza Lati ka hapur “zemrën” si rrallëherë duke rrëfyer një histori të trishtë nga jeta e saj në “Big Brother VIP”.

Teksa po bisedonte me Julian Dedën, Erjola Doçin dhe Graciano Taganin, ajo ka treguar se disa vite më parë ka abortuar një fëmijë, pa dëshirën e babait të foshnjës.

Mes lotësh Roza u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.

Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e din Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës

Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po

Erjola: Ishe me të kur e more vesh

Roza: Jo nuk ishte në shqipëri

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim

Juli: Ai ishte dakord

Roza: Po, as se pyta fare

Graciano: Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim