Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Kam blerë biletën vetëm për ty”/ Premiera e “Në Kuadër të Dashurisë”, fansat bllokojnë Luizin dhe Kiarën

Teksa çifti po parakalonte në tapetin e kuq, ata janë bllokua nga fansat, të cilët u kërkonin foto

Mbrëmja e kaluar ka sjellë më në fund premierën e filmit të shumëpritur nga publiku, “Në Kuadër të Dashurisë”, që me bindje mund të themi që ishte një nga organizimet më spektakolare të bëra ndonjëherë, me personazhe të famshëm që shkëlqyen në tapetin e kuq.Mes protagonistëve të filmit ishte edhe Luiz Ejlli, i cili ka parakaluar së bashku me bashkëshorten e tij Kiara Tito. Publiku e ka pritur çiftin me shumë entuziazëm duke u kërkuar foto.

Në një moment madje, Luizi nuk mundi dot të largohej nga turma që e thërriste me të madhe, madje duke i thënë se kishi nardhur vetëm për të. .

Duke folur për “Shqipëria LIVE”, Luizi ka falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen, duke thënë se gjithë suksesin e ka arritur falë tyre.

“Unë e kam thënë dhe po e them, unë jam këtu vetëm falë tyre që thërrasin emrin tim. Është kënaqësi shuëm e madhe sepse dikur ishin këta që thërrisnin emrin tim për të më nxjerrë jahstë, e më pas për të më mbajtur aty brenda. Unë sot jam këtu falë tyre. Kanë kalaur shumë muaj që kur kam dalë, unë jam munduar të mos ndryshoj pavarësisht kritikave, sulmeve apo brylave. Unë do vazhdoj, nuk më ndal kush për sa kohë kam njeriun e zemrës në krah”- tha Luizi.