Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Kam jetuar si e huaj në Itali’/ Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiptare: Isha dhe jam…

“Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, e nisi karrierën e saj në Itali. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Domenica In” në Rai 1, ku ka dhënë detaje nga jeta personale.

Oxa shprehet se zhurma e qyteteve nuk i pëlqen dhe për këtë arsye është zhvendosur me një banesë në natyrë.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”, tha artistja.

Ndërkohë prezantuesja e njohur, Mara Venier, e cilësoi këtë zgjedhje si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë:

“Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.

Por jo vetëm kaq pasi Oxa ka treguar me krenari për origjinën e saj shqiptare:

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”.