Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamberi: Ajo që Kosova pranon t’i garantojë serbëve, ka legjitimitetin ta kërkojë edhe për Kosovën Lindore

 
   

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke folur për Asociacionin thotë se ajo që Kosova pranon të bëjë për pakicën serbe në Kosovë, ka legjitimitet politik dhe moral të kërkojë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tij, do të duhej të bëhej ndërtimi i standardeve që do vlejnë për të drejtat e komuniteteve që kanë karakter universal, jo vetëm për pakica.

“Ajo që Kosova pranon t’i garantojë serbëve mendoj se ka legjitimitetin e plotë politik dhe moral ta kërkojë që të jetë e zbatueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sepse, Bashkimi Evropian, i cili ndërton standarde unike në gjithë territorin e shteteve anëtare do të duhej të insistojnë ato .Ajo çfarë mendoj se duhet bërë, është ndërtimi i standardeve të caktuara, standardeve që do të vlejnë për të drejtat e komuniteteve, të drejtave të pakicave e që të kenë karakter universal jo vetëm për një pakicë. Përmenda marrëveshjen e Ohrit, në të cilën thuhet se dy shtete do të trajtojnë në mënyrë të barabartë dhe reciprokisht pakicat, pra në mënyrë simetrike”, deklaroi Kamberi.

Sipas tij, mekanizmat se si do të realizohet Asociacioni mbetet të ndërtohen më vonë.

“Mekanizmat se si do të realizohen kjo mbetet të ndërtohen më vonë. Por, ajo që është evidente është se kushtetua aktuale e Serbisë, legjislacioni i brendshëm nuk lejon, lejon të ndërtohet Asociacion mes komunave edhe në Serbi, por për çështje të planifikimit, të mbeturinave, të ujërave të zeza, por jo të karakterit politik”, shtoi ai.