Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kamberi akuzon Serbinë për injorim të rekomandimeve të BE për shqiptarët e Luginës

 
   

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të vazhdueshme të të drejtave në Luginë të Preshevës, duke injoruar edhe rekomandimet e Bashkimit Evropian në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”.

Ai ka përkujtuar se Serbia po e pengon realizimin e këtij plani, gjë e cila është përmendur edhe në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për 2024.

Në raportin e Progresit për Serbinë, në kapitullin për të drejtat e pakicave, KE, përveç çështjes së pasivizimit, gjuhës së urrejtjes, theks të veçantë vë edhe në pozitën e nën-përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polici.

KE me këtë rast, kërkon veprim të menjëhershëm në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”, por pavarësisht kësaj, pakicat mbeten të nën-përfaqësuara në administratën publike dhe policinë.

Është fjala për një dokument të nënshkruar mes Këshillit kombëtar shqiptar, në krye me Ragmi Mustafin, OSBE-së, dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut, të përkrahur nga delegacioni i BE në Serbi dhe Këshilli Evropës për mes të cilit janë definuar hapat e integrimit të plotë të shqiptarëve në administratën publike e polici në periudhën 2022 – 2026, realizimi i të cilit, as tani, në fund të vitit 2024, nuk është filluar, përkujton Kamberi.

Megjithatë kur vjen puna të ndërmarrja e veprimeve konkrete në terren, qeveria serbe vepron në kundërshtim me këto rekomandime. Rasti i fundit ka të bëjë me gjykatën për kundërvajtje në Preshevë, në krye të së cilës është emëruar një gjyqtare serbe, duke injoruar gjykatësit shqiptarë, ka thënë Kamberi.

Në seancën e 28 nëntorit të këtij viti, në krye të Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë, komunë me mbi 95 % shqiptarë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi, emëroi Aleksandra Kuzmanoviq, duke margjinalizuar kështu kuadrot shqiptare.

Gjykata komunale në Preshevë është shuar më 2011, në kuadër të reformës së gjyqësorit me moton “Drejtësia më afër qytetarit. Vlen të përmendet se në Preshevë, po ashtu, ushtrues detyre i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit para dy vjetësh është emëruar një mjek nga komuniteti serb që përbëjnë vetëm 3% të popullatës së kësaj komune, përfundon postimi i Kamberit në Facebook.