Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamberi: Çështja e licencimit të mjekëve nga Lugina që punojnë në Kosovë zgjidhet së shpejti

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar një takim, në të cilin kanë diskutuar për problemet me të cilat po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka shkruar se ka njoftuar Bislimin për propozimet e tij të cilat synojnë krijimin e mekanizmave ligjor për mbrojtjen e pakicave e të cilat siç ka thënë Kamberi janë refuzuar nga Serbia.

“Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave, dhe ndryshimin e Rregullores së punës së parlamentit. Edhe pse procedurat parlamentare janë kaluar, këto çështje po përmbyten në debat”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për zgjidhjen e çështjet së licencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë, gjë e cila tha se do të zgjidhet shumë shpejtë.

“Gjithashtu, falënderova z. Bislimin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke theksuar rëndësinë e mospranimit të trajtimeve të dyfishta të pakicave në rajon. Biseduam për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së liçencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë. U informova se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, ka shkruar Kamberi./teve1.info/