Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamberi: Do të vazhdojmë ta ballafaqojmë Serbinë me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në Luginë

Shaip Kamberi nga koalicioni “Beteja politike e shqiptarëve”, i cili arriti të fitojë edhe një mandat të deputetit nga zgjedhjet që u mbajtën dje në Luginë të Preshevës, ka falënderuar gjithë votuesit shqiptarë.

Kamberi në platformën “X” tha se beteja politike e shqiptarëve të Luginës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë.

“Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme.Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!”, shkroi ai