Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Kamberi ka thënë për “Euronews Albania” se dyshohet se ndaj policëve është ushtuar dhunë.
“Ndaj tre policëve dyshohet se është ushtruar dhunë, pasi duket që Serbia po kërkon kohë për rikuperim të policëve që të vijnë në gjendje më të mirë. Kjo nga përvoja që kam me forcat speciale serbe në Preshevë kur arrestonin të rinjtë.” – ka thënë Kamberi.
Ai tutje ka thënë se vet fakti që Departamenti i Shtetit të Amerikës po kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte do të thotë se i ka të dhënat që i ka misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR), por sipas tij, për arsye politike po mbahet e heshtur e vërteta.
Kamber ka thënë se çështje tjetër ku dyshohet se ka pasur dhunë ndaj policëve, është edhe refuzimi i kërkesës së shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, që t’i takojë policët.
“Çështja tjetër që bëhet për të dyshuar se ka pasur dhunë ndaj tyre është kur shefi i zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, ka kërkuar t’i shoh policët, t’i takojë ata, nuk i është dhënë vendqëndrimi dhe vendndodhja e tyre. Jashari ka kërkuar zyrtarisht t’i takojë, por nuki është dhënë e drejta dhe nuk është njoftuar se ku janë policët e rrëmbyer.” – ka thënë Kamberi.