
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Bajram Begaj, për fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.
“Faleminderit president”, shkroi shkurt Kamberi.
Presidenti Begaj foli për të drejtat e munguara të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi. Ai tha se shqiptarët në Serbi duhet të kenë të drejta njëjtë sikurse serbët në Kosovë.
Presidenti i Shqipërisë vuri në vëmendje pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga shteti i Serbisë.
“Të drejtat e serbëve në Kosovë reflektojnë normat evropiane, e njëjta duhet të jetë edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Fatkeqësisht, ne ende mbesim të shqetësuar rreth pasivizimit e adresave të shqiptarëve dhe mungesën e investimeve substanciale dhe incentivat ekonomike në atë rajon”, ka thënë presidenti Begaj në fjalimin e tij në Asamblenë gjenerale të OKB-së në New York.