Shtëpia e familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë është sulmuar me gurë dhe mjete të rënda nga disa persona.
Pas kësaj ka reaguar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje organeve të sigurisë të ndryjnë dhe të ruajini sigurinë për qytetarët shqiptarë.
Kamberi i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të monitorojë situatën e sigurisë në Luginën e Preshevës.
“Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla. Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.