Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamberi: Ndaj policëve kosovarë dyshohet se u ushtrua dhunë

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka thënë në Euroneës të dielën se ndaj tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe, dyshohet se është ushtruar dhunë.

Kjo, sipas tij pasi duket që Serbia po kërkon kohë për rikuperim të policëve që të vijnë në gjendje më të mirë.

“Ndaj tre policëve dyshohet se është ushtruar dhunë, pasi duket që Serbia po kërkon kohë për rikuperim të policëve që të vijnë në gjendje më të mirë. Kjo nga për përvoja që kam me forcat speciale serbe në Preshevë kur arrestonin të rinjtë. Fakti që DASH kërkon lirimin e tyre pa kushte do të thotë se ka të dhënat që i ka KFOR por për arsye politike po mbahet e heshtur e vërteta”, ka deklaruar ai.

Policët kosovarë u kidnapuan nga trupat serbe më 14 qershor.

Kosova e ka cilësuar akt agresioni këtë veprim të Serbisë duke kërkuar lirimin e policëve.

Thirrje për lirimin e tyre ka bë edhe BE e SHBA.