Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi ka thënë se nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi.
Ai ka thënë se përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita nuk ka lejuar vazhdimin e seancës.
“Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë. Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi”, ka shkruar ai.
Tutje, ai tha se gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.
“Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, ka thënë ai./teve1.info