Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me eurodeputeten Viola von Cramon, me të cilën kanë diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë diskutuar për rëndësinë e trajtimit të barabartë e të lirive individuale e kolektive.
“Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam thellësisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut. Qëndrim të qartë të solidaritetit dhe angazhimit tonë për të adresuar diskriminimin e pasivizimin dhe për të ndihmuar në garantimin e të drejtave të plota për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Për ne, bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët tanë është jetësor për të arritur qëllimet tona dhe për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.
Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginën e Preshevës vazhdimisht kanë shprehur shqetësime për diskriminim të shqiptarëve nga Serbia.