
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot, ku një mjet tip kamionçinë ka plagosur rëndë dy këmbësorë. Mësohet se menjëherë pas përplasjes së rëndë këmbësorët S.M, dhe K.M janë transportuar në Spitalin e Traumës ndërsa shoferi E.I është shoqëruar në komisariat.
“Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. I. duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë, ka aksidentuar dy këmbësorët S. M. dhe K. M. të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.