Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali ku për shkak të një aksidenti ka humbur jetën një 17 vjeçar.
Gjithashtu mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë motra e tij 15 vjeçare.
Ngjarja u regjistrua pasi shoferi i një kamioni humbi kontrollin dhe përplasi dy adoleshentët teksa po shkonin në shkollë.
Sipas mediave italiane, burri nuk është ndalur pas aksidentit dhe ëhtë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ai u gjet nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari. Kamioni është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar. Ndërsa, 15 vjeçarja është shtruar në spital.