
Në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt është parë një kamion i cili dyshohet se po barte mjete ushtarake.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku kamioni me tabela të Rashkës po bart mjete ushtarake të dyshimta. Në pamje të cilat i ka siguruar Indeksonline, shihet edhe një veturë e policisë.
Zyrtarisht përkundër insistimit të Indeksonline, Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë rast.