Kampi “Beleverde”, e cila gjendet në Mitrovicë nga dita e sotme do të mbajë emrin e zyrtarit policor të rënë në detyrë, Enver Zymberi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe nga Zyra e Kryeministrit.
Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në këtë ceremoni të zyrtarizimit të emrit të kampit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në zbulimin e pllakës së Heroit Enver Zymberi në kampin “Belvedere”-Mitrovicë, me ç’rast zyrtarizohet emri i ri i kampit që do të jetë “Enver Zymberi””, thuhet në njoftim.