Kampit “Belvedere’ i është vendosur emri i heroit Enver Zymeri, i cili vra gjatë kryerjes së detyrës si polic, teksa Policia e kishte një aksion në Veri të Kosovës, 12 vjet më parë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vuri në dukje se sot në përvjetorin e vrasjes së Enver Zymberit, janë në vendin ku ai mori rrugën e fundit dhe kur u nis drejt shtrirjes së sovranitetit në vend, duke theksuar se për këtë nuk do të ndalet asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se është nderë dhe krenari që sot së bashku, këtu, kujtojmë dhe nderojmë veprën heroike të 22 zyrtarëve tanë policorë të cilët ranë në kryerje të detyrës.
“Kemi zgjedhur, pikërisht këtë ditë sot, që me rastin e 12 vjetorit të rënies së Enver Zymerit, të bëjmë dhe zbulimin e pllakës së emërimit të Qendrës së Njësive Speciale me emrin e Heroit Enver Zymeri.
Qendra që deri sot është quajtur ‘’Belvedere’’ nga sot do të mbajë emrin ‘’Enver Zymeri’’, si simbol i përpjekjeve të shtetit të Kosovës për të shtrirë sundimin e ligjit në çdo cep dhe për integritet e sovranitet në mbarë territorin e Kosovës”, theksoi ministri Sveçla në fjalimin e tij.
Në këtë ceremoni po ashtu foli edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili theksoi se puna e policit përtej nderit e krenarisë për shërbim ndaj qytetarëve ka edhe rreziqet e veta, për të cilat sot kujtojmë policët që dhanë më të shenjtën jetën, në krye të detyre.
Ai u zotua se Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë garanate e sigurisë në Kosovë dhe për këtë kërkoi edhe më tej mbështetjen e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës.
Kampi “Belvedere’ përjetësohet me emrin e heroit Enver Zymeri