Pamje të pabesueshme të xhiruara nga një dron, tregojnë kanalin më të madh në botë, i cili ka formuar një gropë të frikshme në mes të tokës.
Ylli i Youtube, Matt Casias, ka dërguar një kamer mbi gropën e kullimit, të quajtur “Morning Glory Spillway”, ku shihet një pamje e mrekullueshme e ujit që rrotullohet rreth saj.
Videoja e publikuar nga Marr, ka marrë mbi 1 milion shikime por të gjithë ata që kanë parë këto pamje, janë trembur nga ajo çfarë shihet në videon e postuar.
Një komentues ka shkruar: “Pse gjendet kjo gropë gjigande në mes të një liqeni ku njërëzit notojnë dhe pse nuk ka një mbrojtëse”?
Kjo gropë, e krijuar qëllimisht nga njerëzit, shërben për kullimit e ujit, për të ndaluar përmbytjet.
Ajo është ndërtuar në vitet 50′ me një diametër prej 22 metrash dhe shërben gjithashtu si një rezervuar për të ofruar ujë për bujqësinë.
Në vitin 1997, një grua ka humbur jetën tragjikisht në këtë kanal gjigand. Ajo ka qënë duke udhëtuar me varkë në liqen dhe është tërhequr nga kjo vrimë gjigande, duke ndërruar jetë.
The world’s largest drain hole is called the Morning Glory Spillway and it empties water from the Monticello Dam in Lake Berryessa, California to prevent flooding
[read more: https://t.co/xELHSqky7F]pic.twitter.com/6qK6WNSlSL
— Massimo (@Rainmaker1973) July 24, 2023