Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kandidati me PDK-në/ A arriti babai i Granit Xhakës të sigurojë mandatin si deputet?

 
   

Ragipi Xhaka, babai i futbollistëve të njohur Taulant dhe Granit, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për të fituar një mandat si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Xhaka kandidoi për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit, deri më tani kuptohet se Xhaka nuk ka arritur numrin e mjaftueshëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvend. Po ashtu, ai nuk ndodhet në mesin e 25 më të votuarve të PDK-së.

Ndryshe, Xhaka është kryetar i degës së PDK-së në Zvicër.