Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kandidati për kryetar të Bujanocit: Albin Kurti po i përkrahë hajnat

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndezur debat politik në lidhje me përfshirjen e tij në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen të dielën e 2 qershorit 2024 në Luginë të Preshevës.

Kurti do të marrë pjesë sot në tubimin me qytetarë në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik në Prishtinë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), e cila vepron politikisht në Luginë të Preshevës.

Kurti pritet t’i ftojë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet lokale të 2 qershorit 2024 t’i votojnë dy kandidatët e PVD-së për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, përkatësisht Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin.

Sinani është këshilltare politike e Albin Kurtit, ndërsa Mustafi është këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Arbër Pajaziti, kandidat i partisë Alternativa për Ndryshim për kryetar të Bujanocit, thotë se prezenca e kryeministrit Kurti në tubime në përkrahje të disa kandidatëve nuk kontribuon në unitet, por në përçarje të spektrit politik në Luginë.

Pajaziti tha se Kurti po i përkrah disa kandidat ‘dështak’, që sipas tij nuk kanë udhëhequr mirë sa kanë qenë në krye të institucioneve lokale në Luginë.

“Ndërhyrje flagrante dhe e papranueshme. Kjo nuk i kontribuon unitetit, por përçarjes në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte. Ata janë të dëshmuar si dështak në mënyrën se si e ka udhëhequr, Sinani me Preshevën kur ka qenë kryetare dhe Mustafi mënyrën se si e ka udhëhequr Këshillin Nacional Shqiptar. Shpërdorimi e keqmenaxhimi i fondit të Kosovës prej 2 milionë euro ku në mënyrën më të keqe është menaxhuar dhe i është shpërndarë militantëve tyre”, shprehet Pajaziti.

Ai thotë se nuk e ka të qartë se pse Kurti po i “përkrahë ‘hajnat’ në Luginë”.

“Sinani nga viti 2016 në të gjitha zgjedhjet që ka dalë i ka humbur edhe Mustafi do t’i humb zgjedhjet dhe do të pësoj debakël. Është e pakuptimtë përkrahja e Kurtit për dy persona të cilët as nuk e gëzojnë përkrahjen e qytetarëve as nuk janë të dëshmuar si menaxherë të mirë. Kurti dhe VV i ka kritikuar deri sa ka ardhë në pushtet hajnat që e kanë pruar Kosovën deri në këtë pikë sipas tij por nuk e kuptojë si ka mundësi të përkrah hajnat në Luginë”, thotë Pajaziti.