Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas rezultateve paraprake, duke bërë që rezultati i garës të ndryshojë dhe duke hapur mundësinë për një përballje në balotazh me Elena Lasconin.

Me 99.5 për qind të votave të numëruara, Georgescu – i cili është kritikuar për shkak të qëndrimeve kundër NATO-s – po udhëheq me 22.94 për qind të votave.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Elena Lasconi nga Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë e qendrës së djathtë ka dalë e dyta me 16.9 për qind, ndërkaq kandidati properëndimor, kryeministri socialdemokrat, Marcel Ciolacu është i treti. Gara është e ngushtë, teksa diferenca e votave mes Lasconit dhe Ciolacut është 434.

Më pas, sipas rezultateve ka dalë George Simion nga Aleanca ultranacionaliste për Unitetin e Rumunëve, me 13.93 për qind të votave.

Ekspertët thanë se rezultate nga qytetet e mëdha – ku Ciolacu dhe Lasconi me gjasë do të dalin më mirë sesa Georgescu – mund të ndryshojnë renditjen në këtë garë të ngushtë.

Dy sondazhe parashikuan që Ciolacu do të fitojë 25 për qind të votave, ndërkaq Lasconi doli e dyta me rreth 18 për qind. Georgescu dhe Simioni, sipas sondazheve, do të marrin nga 14-16 për qind të votave.

Në garën presidenciale të 24 nëntorit kanë garuar 13 kandidatë.

Dy sondazhet nuk kanë përfshirë votimin nga diaspora, ku Lasconi dhe Simion pritet të prijnë.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ekstremi i djathtë duket se është fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton mbi 50 për qind të votave, atëherë më 8 dhjetor do të mbahet rundi i balotazhit ndërmjet dy kandidatëve më shumë vota. Ky rund balotazhi do të mbahej vetëm një javë pasi Rumania më 1 dhjetor të mbajë zgjedhjet parlamentare.

Ciolacu ishte kandidati favorit para mbajtjes së zgjedhjeve dhe sondazhet para votimeve thanë se pesë kandidatë kanë gjasa të avancojnë në rundin e balotazhit për të zëvendësuar presidentin në largim të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe të fundit si president.

Katërmbëdhjetë kandidatë u regjistruan për garën presidenciale, por Ludovic Orban, njoftoi për tërheqjen nga gara.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se dalja në zgjedhje ishte mbi 52 për qind, apo rreth 9.44 milionë votues. Dalja ishte më e lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, kur ishte 51.18 për qind.

Georgescu, 62-vjeçar, është kritikuar nga mediat në Rumani për shprehjen e qëndrimeve proruse. Ai tha se votat e fituara nga ai paraqesin fitore të vërtetë për Rumaninë.

“Të pasurit e sistemit janë bërë më të varfër dhe rumunët e varfër janë bërë më të pasur”, tha ai, i cili ka përdorur rrjetin social TikTok për të bërë fushatë, shkruan REL.

Pas publikimit të sondazheve, Lasconi tha përmes një deklarate se ajo ka dalë e dyta dhe do të përballet në balotazh me Georgescun.

Lasconi, ish-kryetare e një qyteti të vogël dhe gazetare, ishte kandidatja e vetme që ka kundërshtuar idenë që Ukraina t’i japë territor Rusisë në një marrëveshje paqeje, duke thënë se nëse Kievi do të vepronte kështu, kjo vetëm do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nëse Ukraina jep territor, Putin nuk do të ndalet. Ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën që ta fitojë këtë luftë”, ka thënë ajo.

Politika e jashtme ka qenë shqetësim për votuesit, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe se si ky konflikt mund të ndryshojë për shkak të ndryshimit të administratës në Shtetet e Bashkuara.

Rumania është bërë një aleate e rëndësishme e Ukrainës, duke ofruar jo vetëm trajnime dhe pajisje ushtarake, por duke transportuar drithërat ukrainase dhe mallrat e tjera bujqësore në tregjet ndërkombëtare. Ky qëndrim proukrainas i Bukureshtit kryesisht i atribuohet presidentit aktual Iohannis.

Presidenti në Rumani ka fuqi të jashtëzakonshme sa i përket marrjes së vendimeve, përfshirë atyre për çështjen e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. Presidenti ka mandat pesëvjeçar.

Tags: