Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kantautori Saimir Çili rrëfen jetën e tij në muzikë

Këngëtari dhe kantautori i dashur për shqiptarët Saimir Çili ishte i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ku rrëfeu se si nisi gjithçka.

Saimir Çili tregoi se edhe pse babai i tij nuk donte të vazhdonte për muzikë, ai sërish u regjistrua në Lice, ku nuk ju nda rrugës së muzikës deri në fund.

Ai rrëfeu se për herë të parë në skenë është ngjitur në 1996-n në një duet me Vikena Kamenicën.

Pjesë nga biseda:

Saimir Çili: Nuk kemi treg muzikor ne.

Brikena Prifti: Pse?

Saimir Çili: Jemi një vend i vogël ku blejmë dhe shesim varfërinë tonë. Treg është kur ti ke klikime, kur ti shet disqe, muzikë.

Brikena Prifti: Pse nuk i kemi ne ato miliona klikime?

Saimir Çili: Po kur i blejmë. Mund të themi muzika shqiptare.

Brikena Prifti: Sa vite ke që je pjesë e muzikës?

Saimir Çili: Fillimet e mia kanë qenë diku nga 1992. Në 1996 këndoja në hotel “Dajti” për sërën e lartë, ministra,. Zv.ministra, ambasadoprë. Aty më gjeti Luan Zhegu dhe Jorgo Papingji, dhe më dhanë këngën për ta kënduar, isha me Vikenën. Unë kisha çuar këngë në festivale por nuk ishin pranuar. 1996 ka qenë fillimi nëpër festivale dhe nuk u ndava më deri në 2007-tën. Bëra një stop për ato ngeljet e hatrit të artistëve, dhe u ktheva parvjet.

Brikena Prifti: Kanë kaluar më shumë se 3 dekada që merr dhe jep nga muzika. Si nisi dëshira p[ër muzikën?

Saimir Çili: Unë me thënë të drejtën, prindërit si kam patur muzikantë, i kam patur punëtorë të thjeshtë. Vëllai ka qenë violinist rahmet pastë, dhe si duket nga gjurmët e atij. Ai ka qenë në klasë me Redon Makashin, dhe fillova firzamonikën. Babi nuk donte të vazhdoja me muzikën më regjistroi të “Harri Fultzi”, ndërkohë unë isha regjistruar vetë në Lice, fitova dhe vazhdova.

Brikena Prifti: Duket se bashkëpunimi me Vikenën të ndryshoi jetën?

Saimir Çili: Unë ndoshta nuk isha te shijet e redaksisë muzikore, kur më panë në duet me Vikenën aty thanë ua. Një vit më vonë Zhani Ciko më kërkoi prapë duet dhe dola me Eneida Tarifën, e kam nxjerrë unë për herë të parë Eneidën.

Brikena Prifti: Si ka ndryshuar i gjithë rrugëtimi yt, nga këngëtar në kantautor?

Saimir Çili: Fillimin e kam në fizarmonikë, pianon e kam mbaruar në shkollë të lartë për kompozicion.

/Vizionplus.tv/