Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kapen me drogë katër të dyshuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gjilan. Të njëjtit janë kapur me substancë narkotike.

Kontrollat janë kryer në tri lokacione në Gjilan, ku janë sekuestruar 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane.

Personat e dyshuar me iniciale janë: S.L (viti i lindjes 1981), R.R., (viti i lindjes 1989), A.R., (viti i lindjes 1995) dhe K.L., (viti i lindjes 1994).
Aksioni është realizuar nga Njësia e Gjilanit e Drejtorisë për Hetmin e Trafikimi me Narkotik në bashkëpunim me atë të Prishtinës kanë zbuluar një plan operativ të koduar ‘Shpërndarësi’.

“Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë