Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kapet duhan i kontrabanduar nga Serbia, vlera e mallit dhe shmangiet doganore rreth 20 mijë euro

 
   

Dogana e Kosovës njofton se është parandaluar edhe një rast i kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Serbinë.

Mëngjesin e së enjtes, në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë (Serbi) dhe fshatit Stublinë (Kosovë) është vërejtur një automjet VW Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bërë kontrabandim me mallra.

“Automjeti i dyshuar është arritë që të ndalet dhe gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci, i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit të zi ku në brendësi kishte duhan me peshë nga 500 gram gjithsej 340 kg. të llojeve të ndryshme si: Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako”.

Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 euro.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet tutje në njoftim.