Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kaq serbë të veriut u pajisën me pasaportën e Republikës së Kosovës

 
   

Që nga viti 2009 qytetarët e Serbisë mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.

Serbët e Kosovës përkundër që shumica kanë pasaportë serbe nuk mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.

Me kërkesë të BE-së, Serbia është dashur të formojë një Administratë Koordinuese për lëshimin e pasaportave për ata që jetojnë në Kosovë.

Mbishkrimi “koordinaciona uprava” në pasaportën e serbëve të Kosovës është vula që ua pamundëson lirinë e lëvizjes në Evropë.

Liberalizimi i vizave për kosovarët, e ka shtuar interesin e tyre që të pajisen edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Nuk kam. Nuk kam e as nuk e kam marr. Do ta marr. Nesër, pasnesër..”, ka thënë Miki, …, Qytetar i Mitrovicës Veriore.

“Nuk kam, nuk e kam marr ende. Do ta marr ndoshta. E kam te Beogradit, këtë që njihet si kordinacia”, u shpreh Stana Jovanoviq, Qytetare e Mitrovicës Veriore.

Ka edhe nga ata që janë të pa interesuar për këtë çështje, siq thonë për shkak të moshës.

“Nuk shkoj askund, më dhemb këmba. Asnjëherë nuk kam pasur pasaportë, nuk kam shkuar askund. Asnjëherë në jetë, vetëm letërnjoftim dhe kaq…”, thotë Slavica Vesiq, Qytetare e Mitrovicës Veriore.

Slavica Vesiq mund të hezitojë për pasaportën e Kosovës por jo edhe bashkombasit e saj që jetojnë në komunat veriore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në tre muaj e fundit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak pothuajse është katërfishuar numri

Nga 1 gushti deri më 31 tetor sipas MBP-së, në komunat veriore janë shpërndarë 531 pasaporta. Në vitin 2022, për këtë periudhë ishin dhënë vetëm 163 pasaporta. Pra dallimi është 368 qytetarë më shumë këtë vit. Vetëm në Mitrovicën Veriore vjet janë marrë 119 pasaportë, ndërsa këtë vit për tre muaj 348.

Serbët në veri të Ibrit po shfaqin interesim edhe për fushatën fushatën për liberalizimin e regjimit të vizave të sponsorizuar nga Qeveria.

“Sot e përfunduam në Mitrovicën Veriore tash jemi rrugës për në Zveçan, ka interesim të qytetarëve. Zakonisht qytetarët po i informojmë mbi procesin se çka pas 1 janarit 2024, çka kanë drejt e çka nuk kanë të drejtë”, thotë Gëzim Dushi , Zyrtar për media në Qeveri.

Dushi tregon se nga bisedat me serbët lokal vërehet interesim për pasaportën kosovare, madje shumë prej të interesuarve tregojnë se tashmë po presin 1 janarin dhe vulën e parë në pasaportën e shtetit që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.