Mediat kanë siguruar mesazhet private që Rigels Rajku (Noizy) ka shkëmbyer me kushëririn e tij Eraldo Musteqja, para se ky i fundit të shkonte mëngjesin e sotëm në një nga restorantet në pronësi të reperit dhe t’i vinte zjarrin për herë të dytë.
Burime e Anabel thonë se Eraldo është djali i dajës së Noizy-t dhe ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste.
Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij.
Prej kohësh ai kërcënonte familjarët e këngëtarit duke u kërkuar vazhdimisht para.
Siç shihet dhe në bisedat në WhatsApp mes Eraldos dhe personit tjetër, që mendohet se është vetë Noizy nisur nga përmbajtja e mesazheve, ai kërkon para dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.
Në një rast, kushëriri i thotë personit tjetër (Noizyt) se kasaforta që rrinte sipas tij në shtëpinë e hallës, nënës së këngëtarit, duhet të ishte plot me para.