Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kastrati: Hamza njeri me përvojë në aspektin e financave, do të ketë rritje të pagave

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se me Bedri Hamzen kryeministër do të ketë rritje të pagave në raport me zhvillimin ekonomik.

Sipas Kastratit Hamza do ta mbajë premtimin sepse siç ka thënë ai, Hamza është njeriu më kredibil dhe me më shumë përvojë në aspektin e financave.

“Sipas programit tonë do të bëhet rritje ose indeksim në raport me zhvillimin ekonomik që qeveria tash ku jemi nuk e ka bërë, do të rritet pensioni 200 euro e ka thënë Hamza dhe do ta bëjë sepse këto kalkulime ai nuk i bën veç hajt por i bën me ekspertizë dhe në konsultim me njerëz madje nuk e di nëse ka njeri më kredibil që ka pasur përvojë në këto aspektet e menaxhimit të financave publike dhe zhvillimit ekonomik.

Do të ketë rritje të pagave, e ka premtuar sepse do të shkojë në raport me zhvillimin ekonomik pra rritja e pagave do të bëhet ashtu si e përcakton ligji që sa ka zhvillim ekonomik”, është shprehur ai.