Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka paralizuar punën e kuvendit dhe rolin e tij mbikëqyrës mbi qeverinë.
Sipas tij, njëra nga refuzimet e fundit është bërë sot nga ana e deputetëve të VV-së që të diskutohet për raportin e DASh-it.
“Raporti i DASh-it thotë zi e terr për këtë qeverisje, ku kryefjala është ‘korrupsion serioz qeveritar’.Pra e specifikon që është qeveritar, nuk thotë kategori të tjera por qeveritar, e që në përkthim i bie qeveritarë të korruptuar”.
“Këta i kanë bllokuar edhe komisionet hetimore siç është ai për rezerva shtetërore. I kanë bllokuar sepse kanë vjedhur. I kanë futur duart në rezerva shtetërore”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Më tej, Kastrati tha se nuk do që t’i ofendojë qytetarët e Kosovës, njëjtë siç, sipas tij, ka bërë kryeministri Albin Kurti “përmes asaj ‘letrës strategjike’, se 40 e sa për qind janë analfabetë funksionalë”.