Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kastrati me akuza të rënda ndaj zyrtarëve qeveritarë

 
   

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka hedhur kritika dhe akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Ai duke komentuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj periudhe ka thënë se kjo parti ka dështuar brenda, në aspektin politik e mos të flasim në atë të jashtëm.

Madje për kreun e ekzekutivit Kastrati ka thënë se është “rrenci më i madh që ka përjetuar skena politike kosovare”.

“Është madje njeri i kobshëm, sepse ka shkelë mbi gjakun e njerëzve për me i realizu objektivat e veta politike. Për Kosovën është tregu shumë i rrezikshëm”, ka thënë Kastrati.