Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kastrati: Synimi i serbëve ishte aneksimi i Kosovës

 
   

Kadri Kastrati, general në penzion i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se synimi i serbëve ishte aneksimi i Kosovës.

“Nuk besoj që ka kaluar rreziku sepse ka shumë gryupe të armatosura brenda Republikës së Kosovës, ka dhe jashtë. Ata sigurisht do të tentojnë akoma edhe tjerë here që të bëjnë sulme terroriste të tilla, mirëpo synimi i tyre ka qenë aneksimi i Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka thënë se Serbia është duke bërë poteza taktike vetëm për të mashtruar opinionin e vet dhe atë ndërkombëtar.

“Serbia është duke bërë poteza taktike vetëm për të mashtruar opinionin e vet dhe atë ndërkombëtar. Kisha rekumanduar fuqishëm që dhe Ministria e Drejtësisë tek ne dhe Policia përmes EULEX-it të kërkojnë që ai (Radojçiq) të ekstadohet në Kosovë, atëherë drejtësia do të shkonte në vend”, ka thënë tutje Kastrati.

Kastrati është shprehur se manastiret gjithmonë kanë shërbyer për strehimin e terroritëve  dhe deponi të armatimit.

“Unë kam qenë që nga viti 1991 pjesëtar i ushtrisë kroate në luftën kundër Serbisë. Fillimi i veprave terroriste dhe kriminale në Serbi pikërisht kanë filluar nga kishat dhe manastiret ortodokse. Që nga viti 1991 e deri më tash, Serbia nuk e ka ndërruar këtë koncept asnjëherë dhe kjo duket që kishat dhe manastiret gjithmonë kanë shërbyer për deponi të armatimit dhe strehim të terroristëve”, ka shtuar ai.