Ligjëruesja e ekonomisë, Albulena Kastrati, ka thënë se ndalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë, nuk ndalon edhe transaksionet përmes bankave.
Ajo ka sqaruar se si qytetarët e Kosovës mund t’i marrin pensionet nga Serbia
Kastrati ka përmendur disa mundësi, dhe një nga to është hapja e një llogarie në cilën do bankë të Kosovës.
“Kemi edhe shqiptar që kanë punuar në Beograd dhe që marrin pensione prej Serbisë në dinarin serb, megjithatë kemi edhe pensionist tjerë të vendeve tjera të Zvicrës ku nuk përdoret euro dhe i marrin pensionet dhe ka zgjidhje edhe për këtë. Një zgjidhje është nëse vet pensionisti e përcakton se në cilën llogari dëshiron mi marrë, opsion tjetër është se mund të shkojë në bankën më të afërt serbe me territorin e Kosovës që nuk është një zgjidhje ideale. Mundësia tjetër është hapja e një konto në cilën do bankë të Kosovës, dhe kur bëhet transferi, paratë ju vijnë në euro”, ka thënë ajo.
BQK ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimin të dinarit serb në Kosovë. Për këtë vendim ka reaguar BE dhe SHBA. Ndërsa nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se vendimi s’ka të bëjë me dialogun duke e vlerësuar si vendim të pavarur të BQK-së.