Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kastro Zizo “tapë” në Për’puthen? “Terrorizon” Enisën dhe e bën të dalë duke qarë nga studioja

Kastro Zizo është shfaqur tejet ekspresionist, sot në emisionin “Përputhen”, madje edhe më tepër se ç’duhet.

Në rolin e opinionistit, Kastro Zizo i është kthyer ashpër konkurrentes Enisa, duke e kundërshtuar për faktin se në takimin e parë kishte marrë edhe fëmijën e saj.

Qëndrimi i tij ka qenë aq i ashpër, ndoshta edhe i ndikuar nga konsumi i alkoolit, teksa kur i tha Neda se “ke ardhur tapë në emision”, Kastro nuk e mohoi, por tha “kjo ka të bëjë me qejfin tim”.
Enisa ka lënë studion për disa çaste duke qarë, ndërsa kur është kthyer, Kastro e ka përqafuar duke i thënë se e kishte keqkuptuar në mesazhin që duhet të përçonte.

“Mendoj se në takimin e parë, do ishte mirë ta kishe rregulluar fëmijën, para se të dilje”, u shpreh ai.

Por çmenduria nuk përfundoi me kaq. Teksa Alberto si konkurrent i ri i ka thënë “do më njohësh”, Kastro e ka marrë si presion duke i thënë “nga mënyra si e the m’u duk si presion. Kujt i thua do më njohësh?”.

Por ai ka qartësuar “jam i ri në emision dhe besoj se do më njohësh në vazhdimësi”. Madje Alberto ka shtuar se “nuk e ka problem prezencën e fëmijës së Enisës në takim me të”.